Komentatori politik Jesse Watters do të marrë vendin në kohën kryesore të Fox News, të zënë më parë nga prezantuesi më i vlerësuar Tucker Carlson, i cili u pushua nga rrjeti në prill.
Shefja e Fox Neës Media, Suzanne Scott zbuloi formacionin e ri të hënën, me ‘Jesse Watter Primetime’ duke lëvizur nga ora 19:00 në 20:00.
Shfaqjet e drejtuara nga Laura Ingraham dhe Greg Gutfeld do lëvizin përkatësisht në orën 19:00 dhe 22:00. Orari i lajmeve, i cili do hyjë në fuqi më 17 korrik, do ‘sigurojë që shikuesit tanë të kenë qasje në mbulim të pakrahasueshëm nga ekipi ynë më i mirë për vitet në vijim’, tha Scott.
Rrjeti humbi gati një të tretën e shikueshmërisë së tij të përgjithshme në ballinë, një muaj pasi Fox hoqi ‘Tucker Carlson Tonight’, emisioni më i ndjekur i lajmeve kabllore në SHBA në kohën e anulimit të tij.
Carlson dhe Fox u ndanë menjëherë pasi rrjeti konservator arriti një marrëveshje prej gati 800 milionë dollarësh me Dominion Voting Systems, e cila akuzoi Fox për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me paraqitjen e makinerive të saj të votimit gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2020 në SHBA.
Fox mohoi se kishte shkarkuar Carlson për shkak të padisë Dominion, por nuk bëri të ditur arsyet e sakta pas vendimit për të ndërprerë lidhjet me gazetarin e saj më të njohur.
Carlson është një kritik i zëshëm i Presidentit Joe Biden dhe kulturës ‘woke’, i cili gjithashtu ka sulmuar dhe tallur shpesh ‘establishmentin’ demokrat dhe republikan.
Kundërshtarët e kanë akuzuar atë për përhapjen e pikëpamjeve ‘raciste’ dhe dezinformimit. Pas largimit nga Fox, Carlson ka nisur një shfaqje të re të komenteve politike në Twitter.