Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë Wolfgang Sobotka, ka mbërritur këtë të hënë në Shqipëri, ku ka marrë pjesë edhe në një seancë të posaçme në Kuvend.
“Ndër partnerët më të ngushtë të Shqipërisë, i cili ka ardhur tre herë në 5 vite në Kuvendin tonë”, tha ndër të të tjera kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla në nisje të fjalës së saj.
Sobotka gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhëniet mes dy vende janë të gjata dhe të qëndrueshme, si edhe shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE.
“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Ne e kemi të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE”, u shpreh ai ndër të tjera.