Vladimir Putin iu drejtua me një mesazh ushtrisë, duke u thënë atyre se “ndaluan një luftë civile”, pas rebelimit të Wagnerit.
Ndërkohë, janë duke u zhvilluar përgatitjet që grupi mercenar të dorëzojë pajisjet e tij të rënda ushtarake, thotë ministria e mbrojtjes e Rusisë, sipas BBC.
Mediat ruse citojnë shërbimin e sigurisë FSB të thotë se çështja penale kundër rebelëve të Wagner është mbyllur.
Luftëtarëve Wagner u është thënë se mund të zgjedhin të bashkohen me ushtrinë ruse, të kthehen në familjet e tyre ose të shkojnë në Bjellorusi.
Duke folur të hënën, shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se rebelimi i tij jetëshkurtër ishte një përgjigje ndaj planeve të qeverisë për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të grupit mercenar.
Ai pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi pasi tërhoqi trupat e tij – dhe të martën, një aeroplan i lidhur me Prigozhin u ul në kryeqytetin, Minsk.
Në të njëjtin qytet, udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se rebelimi ka qenë “i dhimbshëm për t’u parë” dhe gjatë saj ai kishte urdhëruar ushtrinë e vendit të tij të ishte “gati për luftë”.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pretendoi se kundërofensiva kishte bërë përparime në të gjitha frontet.