Vendosni fjalën kyçe....

Rama me krerët e vendeve të NATO-s: Nuk mund të lemë situatën në Kosovë pa e diskutuar, tonet duhet të ulen


Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s.

Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.

“Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur. Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor bënë veri të Kosovës. Ku disa ditë e javë më parë ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në BP sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.