Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet Kosovë-Serbi, Rama me Borrell: Palët nuk duhet të largohen pa arritur një marrëveshje të përbashkët


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat me përfaqësuesin për politikën e jashtme Josep Borrell.

Borrell falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndihmën që ka dhënë për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi, duke shtuar se palët duhet të gjejnë një mënyrë për të vërtetuar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojë zgjidhjen që është vënë në tavolinë.

 

‘Të falënderoj ty për pjekjet për të gjetur në zgjidhje. E kam bërë të qartë dje në Luksemburg që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të vërtetuar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojë udhërrëfyesen që është vënë në tavolinë,. Kjo situate kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjencë. Shtete anëtare janë dakord për këtë urgjencë dhe kanë humbur durimin dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Faleminderit Edi Rama që jeni këtu dhe ndani angazhimet dhe mbështetje  dialogut për Kosovë.’

Falenderoj Ramën për suportin dhe afrimin për një zgjidhje në Kosovë, i bëra të qartë qëndrimin vendeve anëtarë, partitë të deaskojlnë këtë situate  dhe të gjejnë zgjidhjen nëpërmjet platformave që i është prezantuar.’- tha Borrell.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për vlerësimin e Shqipërisë në rrugën dhe hapat e saj drejt BE-së, si edhe shtoi se ngjarjet në Ballkan midis Kosovës dhe Serbisë duhet të arrijnë në një marrëveshje të përbashkët, pasi kanë të bëjnë me stabilitetin e rajonit.

‘Ka qenë një kënaqësi që të flas me presidentin e Komisioni e me presidentin e Këshillit të Europës. Kjo bisedë ka qenë inkurajuar dhe na vjen mirë që dëgjojmë fjalë të mira që Shqipëria ka bërë punë në këtë proces. Do të vijojmë punën. Dhe kam besim të plotë dhe jemi të gatshme në kohë që të ndërmarrim hapin e radhës. Ishte një kënaqësi që të ndanim opinionet tona këtu për diçka që është kaq shqetësuese. Ka të bëjë më gjithë stabilitetin e rajonit dhe veçanërisht me ecurinë rajonale, jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në të kaluarën. Nuk mund të ketë një tjetër dizavantazh dhe në këtë rajon ngjarje janë të ndërlidhura ngushtësisht me njëra tjetrën dhe ne nuk mund të bëjmë vetëm detyrat tona të shtëpisë pa parë se çfarë bëhet me shtet tona fqinje. Ju falënderoj që keni ndarë me ne gjithmonë e më shumë prova që durimi ka humbur për shtetet anëtare të BE-së dhe uroj shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e dyja palëve do të tërheqë vëmendje dhe të mos i lejojmë të largohet nga konferenca pa arritur një marrëveshje te përbashkët. Jemi të angazhuar që të punojmë me gjithë aleatët tanë. Kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi bërë shumë gjëra me procesin e Berlinit dhe nuk mund ta lëmë që e gjitha kjo kështjella të shembet nga një zhvillim kaq absurd që bazohet në pretendime kaq absurde.‘- tha Rama.