Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Hani: S’kam patur pakt me Bashën për të hyrë në garë, jam alternativë


Kandidati për kryetar të Partisë Demkratike, Gjergj Hani, i ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, ka theksuar se nuk është një trampolinë e ish kryedemokratit Lulzim Basha që ky i fundit të marrë postin.

Hani sqaron se nuk ka bërë pakt me Bashën për të hyrë në zgjedhje, madje ka bindjen për të fituar.

“Disa thonë se Gjegj Hani është fasada e këtyre zgjedhjeve,. Gjykimi i tij është paragjykim i pastër. Më mirë të thonë që këto zgjedhje janë të pabarabarta. Kjo qasje është e gabuar. Hani ka hyrë në garë i bindur për të fituar. S’kam hyrë për t’i bërë fasadë askujt..

Dëshira ime s’ishte për fasadë por për alternativë. Skam patur pakt me Bashën për të hyrë në këtë garë. Nuk ekziston absolutisht.”- thotë Hani.

I pyetur se çfarë mendon shumica e demokratëve, Hani thotë se ata nuk e njohin të vërtetën. Ndër të tjera, ai nuk e përjashton dëshirën për bashkimin e demokratëve.

“Shumica e demokratëve realisht nuk e di ku është sepse shumica nuk e njeh të vërtetën.

Unë nuk synoj mos bashkimin e demokratëve por papajtueshmërinë  e qëndrimeve të mentalitetit të hershëm dhe aktual.”- tha ai.

Një koment e kishte edhe për konkurrentin e tij në këto zgjedhje ku tha se nuk sjell asnjë risi.

“Basha nuk sjell dot më asnjë lloj risie. Basha e para punës nuk arrin të vërë gishtin në plagë.”- përfundoi ai.

I pyetur nëse ka patur mbështetur kampi i Berishës apo i PD-së zyrtare, Hani thotë se nuk është mbështetur nga askush, por megjithatë nuk është i surprizuar.

S’më ka shkruar absolutisht askush, por nuk çuditem.”- thotë ai.