Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës, mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë.
Sakaq, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.