Policia e Kosovës ka shoqëruar djalin e presidentit serb Vuçiç, Danilo. Ky i fundit mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanisë. Danilo Vuçiç është ndaluar në dalje të autostradës në afërsi të fshatit Trudë.
Arsyeja e ndalimit të djalit të presidentit serb nuk dihet po më herët gjatë festimeve ai u shfaq me një bluzë ku shkruhej ‘dorëzimi nuk është opsion’.
Presidenti serb Vuçiç ka komentuat ndalimin e të birit duke thënë se makina e tij është kontrolluar disa herë nga policia e Kosovës ndërsa ka ironizuar kryeministrin e Kosovës lidhur me ngjarjen duke thënë ‘se i biri është më trim se Kurti’.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, tha ai.
*Video Credit: Koha