Vendosni fjalën kyçe....

17-vjeçari qëllohet për vdekje nga polici në Paris, trazira në Francë (Video)


Më shumë se 150 persona janë arrestuar në periferi të Parisit dhe qytete anembanë Francës, ndërsa trazirat e shkaktuara nga vdekja e një adoleshenti, që u qëlluar nga policia vazhduan deri në orët e para të së enjtes.

Protestat shpërthyen në periferinë e Parisit, Nanterre, të martën por që atëherë janë përhapur në qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Toulouse, Lille, Lion dhe Nice. Rebelët qëlluan ndaj policinë me fishekzjarre, u vunë flakën koshave të plehrave dhe dogjën disa makina. Gazetarët lokalë raportuan se kokteje molotov dhe gurë u hodhën ndaj furgonave të policisë.

Le Figaro raportoi se ‘disa dhjetëra’ persona hodhën fishekzjarre në një burg në Fresnes, në periferinë jugore të Parisit, dhe u përpoqën të hynin në ndërtesë përpara se policia t’i  përzinte.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha të mërkurën në mbrëmje se 2,000 oficerë dhe xhandarë janë vënë në gatishmëri në Paris, 800 më shumë se një natë më parë, sipas mediave franceze. Policia mori gjithashtu një autorizim urgjent për të përdorur dronët e vëzhgimit në Nanterre.

Gjithsej 77 arrestime u bënë, tha policia në orët e para të së enjtes, cituar nga AFP. Më shumë se 30 persona u arrestuan natën midis së martës dhe të mërkurës, duke përfshirë shumë në departamentin Hauts-de-Seine, ku ndodhet Nanterre.

Trazirat shpërthyen pasi një 17-vjeçar, i identifikuar më vonë si Nahel M., u qëllua për vdekje nga një punonjës policie gjatë një ndalimi në trafik. Policia tha se Nahel nuk kishte përmbushur kërkesat e oficerit për të kontrolluar makinën dhe atë vetë . Nëna e të riut, Mounia, postoi një video në TikTok duke bërë thirrje për ‘një revoltë’ për të vënë drejtësi për vdekjen e djalit të saj.

Presidenti Emmanuel Macron dënoi vdekjen e Nahel.

“Ne kemi një adoleshent që u vra. Është e pafalshme, e pashpjegueshme dhe dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit e tij”, tha Macron gjatë një vizite në Marsejë të mërkurën.

Ai udhëzoi Ministrin për Qytetet dhe Strehimin Olivier Klein që t’i shprehte ngushëllimet e qeverisë familjes së adoleshentit të vrarë.

Në Twitter, Macron i kërkoi publikut të qëndronte i qetë dhe falënderoi oficerët e policisë që ‘janë të përkushtuar të na mbrojnë dhe t’i shërbejnë republikës’.

Udhëheqësja e opozitës Marine Le Pen i quajti komentet e Macron ‘të tepërta’ dhe ‘të papërgjegjshme’. I takon gjykatave të vendosin se çfarë ndodhi, tha Le Pen, duke argumentuar se presidenti nuk duhet të paragjykojë hetimin.

Oficeri që qëlloi me armë zjarri është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me dashje. Avokatët e nënës së Nahel kanë kërkuar ndryshimin e vendit të gjykimit të vrasjes, duke argumentuar se prokurorët e Nanterës nuk mund të jenë të paanshëm sepse i dyshuari është një nga oficerët e tyre të policisë.