45 persona janë arrestuar gjatë operacionit të madh policor në Elbasan ditën e sotme, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë hipur në autobus e janë transportuar drejt Tiranës.
Drejtori i Policisë së Elbasanit Ilir Proda thas gjatë konferencës për shtyp se 10 nga të arrestuarit kanë qenë më herët të dënuar në fushën e narkotikëve ndërsa theksoi se në operacion janë përfshirë rreth 490 efektivë.
Aksioni vjen pas një hetimit 3-mujor për goditjen e trafikut të drogës.
Gjatë operacionit të koduar ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 milionë lekë dhe 15 mijë euro.
Të arresturit janë ndarë në disa grupe, 10 nga të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë.
“Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 313 g kokainë. 860 gr heroine, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, fara kanabis, metadon të sekuestruara. Një armë zjarri, sasi municioni, silenciatorë, armë të forta si dhe një shumë prej 51 milionë lekësh dhe 15 mijë euro. 5 shtetas të tjerë pjesëtare, dhe në gjendje të lirë edhe 29 shtetas të tjerë. 11 të tyre kanë qenë të dënuar për vepra të lëndëve narkotike, ndërsa të tjerë për vepra të ndryshëm penale. 10 persona janë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Hetimi është në vijim. Janë lëshuar 52 urdhër arreste, 48 të proceduar 7 janë në kërkim.” – tha drejtori i Policisë së Elbasanit Ilir Proda gjatë konferencës për shtyp.