26-vjeçari Eraldo Musteqja është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se i ka vënë flakën dy herë lokalit të reperit Rigel Rajku (Noizy) në Durrës.
Musteqja është kushëri i Rajkut.
I riu është ndaluar në flagrancë ndërsa më herët akuzohet se i ka vënë flakën edhe banesës së Noizyt dhe të njëjtit lokal pak javë më parë.
Gjatë ndalimit, 26-vjeçarit i është sekuestruar edhe një thikë.