Vendosni fjalën kyçe....

Franca vendos 40,000 policë mes frikës për trazira më të dhunshme pas vrasjes së adoleshentit


Të paktën 40,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Francën për t’u marrë me protestat e shkaktuara nga vrasja fatale e policisë ndaj një shoferi 17-vjeçar, sopas BBC.

Adoleshenti, i quajtur Nahel M, u qëllua në distancë, pasi ai refuzoi ndalimin e trafikut dhe u largua.

Të paktën 180 persona janë arrestuar pas një nate të dytë trazirash, ndërsa 170 oficerë u plagosën, tha ministri i brendshëm francez.

Në Nanterre, ku u qëllua Nahel, automjeteve u dogjën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit hynë në bashkinë e qytetit dhe ndezën zjarre jashtë Lille.

Oficeri i policisë që qëlloi adoleshentin është vënë nën hetim zyrtar për vrasje me dashje.

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një takim krize dhe e ka quajtur dhunën në rrugë “të pajustifikueshme” duke bërë thirrje për qetësi.

Nahel vinte nga një familje franko-algjeriane, tha një fqinj për agjencinë e lajmeve Reuters. Numri i tyre zbuloi se shumica e të vrarëve nga policia në ndalesat e trafikut që nga viti 2017 ishin me ngjyrë ose arabë