Vendosni fjalën kyçe....

Kisha Ortodokse Maqedonase proteston kundër projektligjit për ndryshimin e gjinisë


Në organizim të Kishës Ortodokse Maqedonase qindra qytetarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut kanë protestuar kundër draft-ligjit për barazi gjinore dhe të librit të gjendjes civile.

Protestuesit u mblodhën para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Zyrtarët e Kishës Ortodokse Maqedonase vlerësojnë se “draft-ligjet për barazi gjinore paraqesin kërcënim serioz për shoqërinë pasi ato janë në kundërshtim me “vlerat familjare” dhe përkufizimin e gjinisë biologjike.

Drejtuesit e Kishës thanë se “ndryshimet mund të plotësojnë kërkesat e një grupi të caktuar, por në anën tjetër shkelin të drejtat e 99 për qind të qytetarëve”.

Kisha Ortodokse Maqedonase kundërshton në veçanti pikën 3 të nenit 4 të draft-ligjit për barazi gjinore, i cili ende nuk është dorëzuar për miratim në Qeveri e në të cilin thuhet:

Neni 4, pika 3: “Identiteti gjinor” i referohet ndjenjës së brendshme dhe individuale që secili person ndjen thellë në veten e tij të shpreh ndryshe gjininë e tij duke përfshirë emrin, veshjen, fjalimin, sjelljet dhe gjininë.

Ndërsa në draft-ligjin për librat e gjendjes civile që është dorëzuar në Kuvend nga një grup deputetësh, parashikohet që personat të mund ta ndryshojnë gjininë varësisht ndjesive të tyre.

Bashkësia Fetare Islame ka mbështetur protestën e organizuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase. Ani pse kanë përkrahur protestës krerët e Bashkësisë Fetare Islame thanë se nuk fizikisht pjesë në protestë.

Pas reagimit të Kishës Ortodokse Maqedonase, partia maqedonase në pushtet, Lidhja Social Demokrate, ka vendosur ta tërheqë nga procedura projektligjin për evidencën amë, por nuk është tërhequr nga synimi për miratimin e tij.

Organizatat joqeveritare të bashkuara në Platformën Rrjeti për Barazi Gjinore dhe Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi kanë theksuar se protesta e Kishës Ortodokse Maqedonase ka për qëllim që tu bëjë presion autoriteteve të shtetit që të tërheqin projekt ligjet për barazi gjinore.