Një person është plagosur në Durrës.
Shtetasi B.M 31-vjeç u paraqit për ndihmë mjekësore në spital pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet presës nga shtetasi I.V.
“Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve. 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit I. V”, njofton policia.