Banka Botërore ka miratuar një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për Ukrainën të garantuar nga qeveria japoneze, zbuloi të premten institucioni financiar.
Fondet do kanalizohen te Kievi për të adresuar nevojat e njerëzve të zhvendosur dhe ‘për të mbështetur reformat për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e shpenzimeve të burimeve publike’, si dhe ‘të ndihmojnë tregjet të funksionojnë më mirë’.
Huaja garantohet nga qeveria e Japonisë si pjesë e nismës për rritjen e kredisë së nevojshme për Fondin e Mirëbesimit në Ukrainë dhe ka për qëllim mbështetjen e sigurimeve shoqërore dhe zhvillimit ekonomik.
Sipas Bankës Botërore, paketa do ndihmojë në financimin e ‘reformave për të krijuar një regjistër pronash të dëmtuara ose të shkatërruara për të mundësuar pagesat e kompensimit dhe për të udhëhequr rindërtimin e banesave në Ukrainë.
Ajo gjithashtu do ndihmojë në forcimin e sistemit të prokurimit publik dhe përmirësimin e kuadrit të raportimit tatimor të vendit për të frenuar evazionin dhe shmangien fiskale’.
Deri tani Banka Botërore ka mobilizuar mbi 37.5 miliardë dollarë për t’i ofruar Ukrainës ndihmë financiare, nga të cilat gati 23 miliardë dollarë tashmë janë disbursuar, tha organizata.