Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mohon përfshirjen në videoskandalin e Safet Gjicit: S’është praktika ime e luftës politike


Sali Berisha tha sot se ka disa variante për videonskandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici ndërsa mohoi kategorikisht përfshirjen e tij.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i Rithemelimit ka rrëfyer takimin me shtetasen Alma K. që shfaqet në videon e Gjicit ndërsa theksoi se nuk është praktikë e luftës së tij politike përdorimi i videove apo materialeve të tjera ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas Berishës videoja mund të jetë bërë për përfitim tenderi ose për luftë të brendshme brenda klaneve të PS-së.

“Unë e kuptoj atë interesin, por çfarë mund të them unë janë 3 variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte seks për tender. Kur jua thosha unë, korrupsion erotik, ja ky ishte rasti. Unë prova skam por varianti i dytë është se këtë ja bënë njëri tjetrit ata, grindje mes klaneve të PS-së. Përmendim emra, por fakte nuk kam, as dokumente. Ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si autore, dhe Safetin si viktimë. Gjoba flitet se është deri në 500 mijë euro për të mos dhënë filmin. Mirëpo, ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti iu kërkon paratë dhe nga burgu. Ata thonë: “Safet këtë ta organizuar Saliu, e kanë hallin që mos t’ia kthejnë borxhin Safetit. Po, Alma më ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen në zyrën time i bën publik bisedat, unë jo. Erdhe në zyrë, bisedove, unë nuk bëj publike. Nuk merr njeri porosi nga unë që; ‘këtë thuaje, këtë jo’. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është e vërtetë kurrë që unë, po të kisha unë…Nuk është praktika ime e luftës politike. Erion Veliaj nuk do të ishte kurrë ky që është, pasi të paktën 5 herë do kishte lënë detyrën. Këtë e di dhe Erioni vetë.” – tha Berisha.