Një person është asfiksuar pas zjarrit të rënë në një pallat në Shkodër.
Ai është dërguar në spital.
Zjarri ra në katin e katërt të një pallati në lagjen Parrucë.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një cigare e lënë ndezur nga kryefamiljari e më pas flakët janë përhapur te pajisjet me gaz.
Zjarrfikëset e mbërritura në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.