Nuk është domosdoshmërisht një krim djegia e Kuranit në publik, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me incidentin e fundit në Suedi, i cili shkaktoi zemërim tek muslimanët.
Çështja është veçanërisht e ndjeshme, duke pasur parasysh se vendi me shumicë myslimane i Turqisë është një nga dy vendet anëtare që deri më tani ka refuzuar të ratifikojë kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA.
“Unë e kuptoj emocionin dhe thellësinë e ndjenjës që shkakton kjo”, u tha Stoltenberg gazetarëve në një konferencë për shtyp të enjten. Ai shtoi se djegia e Kuranit është ‘fyese dhe e kundërshtueshme por jo domosdoshmërisht e paligjshme’.
Stoltenberg iu drejtua gjithashtu protestave anti-NATO në Suedi që u zhvilluan në fillim të këtij muaji. “Nuk më pëlqejnë. Por unë mbroj të drejtën për të mos u pajtuar. Kjo është pjesë e lirisë së shprehjes”, tha ai.
“Ajo që është e rëndësishme për mua është që ne duhet të bëjmë përparim në finalizimin e pranimit të Suedisë në aleancë”, shpjegoi shefi i NATO-s.
“Kam folur me presidentin turk Erdogan kohët e fundit dhe ne ramë dakord të thërrasim një takim të nivelit të lartë të zyrtarëve këtu në Bruksel, të enjten, javën e ardhshme.”
Të mërkurën, një qytetar irakian që jetonte në Suedi dogji një kopje të Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm në mes të festimeve të Kurban Bajramit, një festë e madhe myslimane.
Turqia, një nga dy vendet anëtare që deri më tani nuk e kanë ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun, dënoi ashpër autoritetet suedeze që lejuan që djegia e librit të shenjtë të ndohte.
“Ne do t’u mësojmë përfundimisht monumenteve perëndimore të arrogancës se fyerja e muslimanëve nuk është liri e mendimit,” tha Erdogan të enjten, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
“Sa i përket atyre që e kryejnë këtë krim, atyre që e lejojnë atë nën maskën e lirisë së mendimit, ata që mbyllin sytë ndaj kësaj poshtërsie nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre”, tha drejtuesi turk.