Vendosni fjalën kyçe....

FMN arrin marrëveshjen paraprake 3 miliardë dollarëshe me Pakistanin


Pakistani ka arritur një marrëveshje paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) me vlerë rreth 3 miliardë dollarë, e cila mund të ndihmojë në stabilizimin e ekonomisë së tij në rënie dhe nxjerrjen e kombit të Azisë Jugore nga një krizë që ka shtyrë miliona njerëz në zgrip, shkruan CNN.

Marrëveshja në nivel stafi i nënshtrohet miratimit nga bordi ekzekutiv i FMN-së, i cili pritet të marrë në konsideratë kërkesën deri në mes të korrikut, tha ajo në një deklaratë të enjten.

Marrëveshja, e cila kishte ngecur për muaj të tërë, i jep vendit prej 220 milionë banorësh qasje shumë të nevojshme në fonde, mundëson financim shtesë nga kreditorët dhe zvogëlon rrezikun e falimentimit, pas ngecjes së rritjes dhe rritjes së inflacionit gjatë vitit të kaluar.

“Marrëveshja e re Stand-by (SBA) do sigurojë një ankorë politike dhe një kornizë për mbështetje financiare nga partnerët shumëpalësh dhe dypalësh në periudhën në vijim”, tha FMN.

Ajo vjen pasi Pakistani përjetoi përmbytje katastrofike vitin e kaluar, duke ndërlikuar më tej mjerimin ekonomik të miliona njerëzve, duke i shtyrë familjet në varfëri dhe duke i lënë shumë të paaftë për të përballuar gjërat thelbësore si ushqimi, karburanti dhe ilaçet.