Vendosni fjalën kyçe....

Franca rrit në 45 mijë numrin e policëve mes frikës për një tjetër natë të dhunshme, 917 të arrestuar deri tani


Dyzet e pesë mijë policë janë vendosur në Francë të premten në mbrëmje, thotë ministri i brendshëm – mes frikës së një nate të katërt trazirash.

Gérald Darmanin tha se 917 persona u arrestuan të enjten mbrëma – me disa prej tyre deri në 13 vjeç – dhe ka përsëritur thirrjet e qeverisë për prindërit që t’i mbajnë fëmijët e tyre larg trazirave, sipas BBC.

Qeveria kërkoi gjithashtu mbylljen e shërbimeve të autobusëve dhe tramvajit gjatë natës dhe tha se automjetet e blinduara do të përdoren për të ndihmuar zbatimin e ligjit.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka përditësuar udhëzimet e saj për britanikët që vizitojnë Francën, duke u kërkuar udhëtarëve të monitorojnë median dhe të shmangin protestat

Trazirat filluan të martën pasi policia qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të quajtur Nahel M.

Oficeri që qëlloi Nahelin i ka kërkuar falje familjes, por vdekja e adoleshentit ka ringjallur ankesat për policinë dhe profilizimin racor në periferi të Francës.