Presidenti Emmanuel Macron thotë se më shumë forca policie do të vendosen pas tre netësh trazirash në të gjithë Francën.
Trazirat filluan të martën pasi policia qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të quajtur Nahel M, teksa po largohej nga një ndalesë trafiku në një periferi të Parisit.
Të paktën 875 persona u arrestuan mbrëmjen e së enjtes dhe Macron u ka kërkuar prindërve që t’i mbajnë fëmijët e tyre larg trazirave publike, sipas BBC.
Në Paris, dyqanet janë plaçkitur dhe makinat janë djegur megjithë praninë e madhe të policisë, ndërsa demonstratat publike janë ndaluar në Marsejë.
Oficeri që qëlloi Nahelin i ka kërkuar falje familjes. Ai është akuzuar për vrasje vullnetare dhe avokati i tij thotë se është “i shkatërruar”
Vdekja e adoleshentit ka ringjallur ankesat për policinë dhe profilizimin racor në periferi të Francës.