Vendosni fjalën kyçe....

‘Nisma Thurje’ dorëzon në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor


‘Nisma Thurje’ do dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani tha për mediat se shumë shpejt do nisë mbledhja e firmave në mbarë vendin duke theksuar se sistemi zgjedhor në vend do ndryshojë me hir a me pahir.

“Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë nismë. Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak të këtij sistemi zgjedhor, që i kanë dhënë 7 mandate plus në këtë tavolinë. Me hir apo pahir ky sistem zgjedhor duhet të ndryshojë.” – tha Shabani.

Ditën e djeshme ‘Nisma Thurje’ e disa forca të tjera politike zhvilluan një tryezë lidhur me çështjen e sistemit zgjedhor.

Në këtë tryezë morën pjesë kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e kreu i PAA-së Agron Duka.

Mediu tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira ndërsa theksoi se ka ardhur koha që çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor të konkretizohet.