Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në garazhin e mjetit të një biznesmeni.
Sipas bluve, dy autorët janë identifikuar e janë shpallur në kërkim.
Shpërthimi në garazhin e biznesmenit A.U. shkaktoi dëme materiale ndërsa autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me motor të vjedhur.
Në kërkim janë shpallur dy 27-vjeçarët S.M. e Z.M.