Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në rinumërimin për Kuçovën, Sekretari i KQZ-së Ylli Merkaj godet në dorë kandidatin e opozitës Maliqi, ky i kthehet: ‘Hajdut, rrugaç’ (Video)


Me tension është shoqëruar seeanca e sotme në Kolegjin Zgjedhor ku do rinumërohen 18 kuti për zgjdhjet vendore të 14 majit në Bashkinë Kuçovë.

Sekretari i KQZ-së Ylli Merkaj shfaqet duke goditur me një tufë letrash dorën e kandidatit opzitar për Bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi.

Më pas ky i fundit i kthehet duke e quajtur ‘hajdut’ e ‘rrugaç’.

“Mua më thua kështu ti? Hajdut. Ti je hajdut. Kush e thirri atë? Hajdut. Kur të dojë gjykata le ta thërrasë gjykata. Kujt i mëson? Mua më mëson ti që kam qenë oficer policie 25 vjeç, anëtar i Komisionit të Sigurisë 7 vjet?Për çfarë jam këtu? Për të mbrojtur demokracinë, nuk jam për të vjedhur. Rrugaç! Hajdut! Hajdut!.” – dëgjohet të thotë Maliqi.

 

Në një deklaratë për mediat pak çaste më pas, Maliqi tha se e kishte filmuar të gjithë ngjarjen me telefon. Sipas tij, përfaqësuesi i KQZ-së nuk ishte thirrur dëshmitar e nuk kishte pse të ishte i pranishëm.

“Unë tregoj muskujt e trurit, muskujt e mbështetjes popullore dhe muskuj e krimit elektoral në Kuçovë. Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste. Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im.” – deklaroi ai.

Merkaj është Sekretar i Pëgjithshëm i KQZ-së dhe është personi që mban përgjegjësi për dështimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 14 majit ku në mbi 500 qendra votimi në mbarë vendin, pajisjet e identifikimit elektronik nuk funksionuan, pavarësisht se blerja e mirëmbajtja e pajisjeve u ka kushtuar qytetarëve miliona euro.

*Video Credit: Shqiptarja