Kryetarin e PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha e kanë vënë sërish në lojë duke i prezantuar sekretaren si ish-zëvendës ministre.
Këtë herë Berishën e kanë talluar duke i prezantuar shtetasen Lindita Elezi si një ish-zëvendësministre të qeverisë italiane gjatë qeverisë së mëparshme.
Berisha ka postuar një foto së bashku me të ku prezanton Elezin si ish-zëvendës ministre.
Ndërkohë sipas verifikimeve në internet në skedën e saj në këshillin e Marche apo edhe në postime mediatike ajo del se ka punuar si sekretare në Presidencën e Këshillit të Ministrave.
Duket se Berishën po e “tallin” stafi i tij i ngushtë duke mos i verifikuar personat që ai prezanton në publik dhe del me to madje në disa raste ai ka bërë edhe denoncime ndërkohë që kanë rezultuar edhe vënie në lojë.
Kujtojmë “denoncimin” e kitaristit Joe Walsh si Erion Veliajn në Iran për marrjen e inceneratorit apo edhe vënien e emrit “Dan Hutra” një rruge në Kamzë ku rezultoi e gjitha një vënie në lojë./ Hashtag.al