Presidenti amerikan Joe Biden dënoi të premten vendimin e Gjykatës së Lartë që bllokoi planin e tij për të anuluar borxhet prej 430 miliardë dollarësh në kredi studentore, nga i cili do të përfitonin 43 milionë amerikanë. Zoti Biden njoftoi veprime të reja për të ofruar lehtësime për amerikane me kredi studentore.
“Jam i shqetësuar për këtë që ndodhi sot. Vendimi i sotëm ka mbyllur një rrugë dhe tani ne do të ndjekim një tjetër rrugë. Ne të do të shohum se si mund të përdorim mjete të tjera që i kemi në dispozicion për të lehtësuar borxhet nga kreditë studentore dhe për të realizuar endërrat tuaja. Ekonimia është në gjendje të mirë. Kjo është një gjë e mirë për vendin dhe për ju”, tha ai.
Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se administrata e tij do të përpiqej të lehtësonte borxhet nga kreditë studentore përmes Aktit të Arsimit të Lartë. Ai fajësoi opozitën republikane për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë dhe e cilësoi të gabuar vendimin për bllokimin e planit të tij për të falur borxhet e kredive studentore.
Në një vendim 6 me 3, gjykatësit vendosën kundër planit të Presidentit Biden e në favor të gjashtë shteteve me prirje konservatore, që e kishin kundërshtuar atë. Veprimi i gjykatës i dha një goditje 26 milionë amerikanëve, që kanë marrë kredi studentore, e që kishin aplikuar për lehtësim nga barra financiare, pasi Presidenti Biden njoftoi programin në gusht të vitit 2022, deri në nëntorin e vitit kaluar, kur disa gjykata më të ulëta, e bllokuan atë. Vendimi po ashtu shihet si një pengesë politike për presidentin demokrat
Gjatë shtete, Arkansa, Ajova, Kansas, Mizuri, Nebraska dhe Karolina e Jugut, kishin ngritur padi kundër planit të Presidentit Biden. Padi kishin ngritur edhe dy persona, që kishin marrë kredi studentore e nuk kualifikoheshin për lehtësim, sipas kritereve të planit.
Plani i zotit Biden ishte një përmbushje e premtimit të tij të bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2020, për të anuluar një pjesë të borxhit prej 1.6 trilionë dollarësh, që studentë dhe ish studentë, i detyrohen qeverisë federale. Por republikanët e quajtën atë një tejkalim kompetencash nga ana e presidentit, e që do të siguronte përfitim të padrejtë për një pjesë dhe jo për të gjithë ata që kanë marrë kredi studentore. Vendimi i gjykatës vjen në një kohë kur Presidenti Biden ka nisur fushatën për t’u rizgjedhur në vitin 2024.
Presidenti Biden tha se do të gjente mënyra të tjera për të përmbushur premtimet e tij për të ndihmuar njerëzit që po përballen me borxhet e kredive studentore./VOA