Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në QSUT 38-vjeçarja nga Korça që u godit nga bashkëshorti me thikë disa javë më parë


Marjola Myrtollari 38-vjeçarja e cila u plagos me thikë më 4 qershor nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari ka ndërruar jetë.

38-vjeçarja  prej gati 1 muaji qëndroi e shtruar në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.

Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi te fitonte betejën me vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja për shkaqe xhelozie. Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe  xhelozie.