40 shtetas gjermanë janë thirrur për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar në një hetim lidhur me një mashtrim me vlerë 7 milionë euro përmes call center-ave.
Seanca është parashikuar të mbahet më 6 korrik ndërsa në të do shqyrtohet edhe kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 persona të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik.
Grupi u arrestua gjatë një operacioni policor më 16 qershor 2023.
Mes të akuzuarve janë pronari i ‘Blue Energy’ Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa.
Gjatë aksionit, policia sekuestroi 588 mijë euro në llogarinë e Erjon Kasmit dhe 20 milionë lekë në llogarinë e Xhuliano Xhafës.