Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i mediave ruse i kontrolluar nga Prigozhin mbyllet mes pasojave të rebelimit


Grupi mediatik të Yevgeny Prigozhin do mbyllet, tha drejtori i një prej mediave të tij, duke theksuar përkeqësimin e pasurisë së shefit mercenar një javë pas rënies së rebelimit të shkurtër të organizuar nga luftëtarët e tij të Grupit Wagner.

Sipas një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin, Prigozhin, një ish-aleat i presidentit Vladimir Putin, u lejua të shkonte në mërgim në Bjellorusi ndërsa ushtarët e grupit kanë mundësi të zgjedhin mes bashkimit me ushtrinë e rregullt ruse ose kthimin në shtëpi.

‘Patriot Media’, media më e shquar e së cilës ishte faqja e lajmeve RIA FAN, kishte marrë një linjë editoriale nacionaliste pro-Kremlinit, duke ofruar gjithashtu një mbulim pozitiv të Prigozhin dhe Grupit të tij Ëagner.

“Unë po shpall vendimin tonë për mbylljen dhe largimin nga hapësira e informacionit të vendit,” tha drejtori i RIA FAN Yevgeny Zubarev në një videoklip të postuar vonë të shtunën në llogaritë e mediave sociale të Holdingut. Zubarev nuk dha asnjë arsye për vendimin.

Gazeta ruse Kommersant raportoi të premten se mbikëqyrësi i komunikimit i vendit Roskomnadzor kishte bllokuar mediat e lidhura me Prigozhin, pa dhënë hollësi.