Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpreh mbështetjen e tij për qeverinë e Parisit të dielën dhe i cilësoi protestat e vazhdueshme në Francë ‘antisemite’.
“Qeveria jonë po mbikëqyr nga afër me shqetësim të madh valën e demonstratave antisemite që po përfshijnë Francën,” tha Netanyahu në një takim javor të kabinetit.
“Në ditët e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve kriminale ndaj objektivave hebreje. Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme dhe mbështesim luftën e qeverisë franceze kundër antisemitizmit,” shtoi ai.
Protestat mbarëkombëtare për vrasjen e Nahel M., një adoleshente 17-vjeçare me origjinë algjeriane, vijojnë të tronditin Francën.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në natën e pestë të protestave janë djegur 577 automjete dhe 74 objekte dhe janë regjistruar 871 zjarre në rrugë dhe hapësira të tjera publike.
Nahel u qëllua me armë zjarri nga një oficer të martën në periferinë e Parisit, Nanterre. Oficeri përballet me një hetim zyrtar për vrasje me dashje dhe është vendosur në paraburgim.