Dominik Szoboszlai ka nënshkruar kontratën me Liverpoolin.
Ai tani është lojtar i Liverpoolit në një marrëveshje deri në qershorin e vitit 2028
Testet mjekësore tashmë kanë përfunduar me sukses dhe Szoboszlai do të bëhet futbollisti më i ri i “Reds”.
Paraprakisht, ai ishte pjesë e Leipzigut dhe është kapiten i ekipit kombëtar të Hungarisë.
Hungarezi është 22 vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit.