Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Ukrainë po e gërryen regjimin e Putinit – Shefi i CIA-s


Pushtimi i Ukrainës ka pasur një ‘efekt gërryes’ në shoqërinë ruse dhe regjimin e presidentit Vladimr Putin, duke krijuar një ‘mundësi’ për SHBA-në, tha William Burns, drejtor i CIA-s.

Kreu i agjencisë bëri komente të rralla publike të shtunën, duke mbajtur një leksion në ‘Fondacionin Ditchley’ në Chipping Norton, në veriperëndim të Londrës, shkruan Bloomberg

“Pakënaqësia me luftën do vazhdojë të gërryejë udhëheqjen ruse, nën dietën e qëndrueshme të propagandës shtetërore dhe represionit të praktikuar”, tha Burns.

Për inteligjencën amerikane kjo ka krijuar ‘një mundësi një herë në brez’, tha ai, duke shtuar ‘ne nuk do ta lëmë atë të shkojë dëm’.

Burns tha se CIA bëri kohët e fundit postimin e saj të parë video në Telegram, media sociale dhe faqja e mesazheve e zhvilluar dhe e përdorur gjerësisht në Rusi, për t’i bërë rusët të dinë se si ta kontaktojnë atë në ‘rrjetin e errët’.

“Ne patëm 2.5 milionë shikime në javën e parë dhe jemi shumë të hapur për biznes,” tha ai.

Duke parë përpara, Burns tha se ishte ‘gabim të nënvlerësohej fiksimi i Putinit për të kontrolluar Ukrainën dhe zgjedhjet e saj’.

Megjithatë, ‘dështimi strategjik’ i luftës e ka bërë Moskën të jetë ‘një partner i vogël dhe koloni ekonomike e Kinës, e formuar nga gabimet e Putinit’, tha ai.

Wall Street Journal raportoi të premten se Burns telefonoi homologun e tij rus pas rebelimit të dështuar të Ëagner për të theksuar se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë në nxitjen e kaosit.

Thirrja me Sergei Naryshkin, kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, besohet të jetë kontakti i nivelit më të lartë midis dy qeverive që nga tentativa për kryengritje nga grupi i milicisë së udhëhequr nga ish-aleati i Putinit, Yevgeny Prigozhin.

“Siç e ka bërë të qartë presidenti Biden, kjo është një çështje e brendshme ruse, në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë pasur dhe nuk do të kenë asnjë ndërhyrje”, tha Burns në fjalimin e së shtunës.

Burns bëri gjithashtu një vizitë të paparalajmëruar në Kiev në qershor – përpara rebelimit të Wagner – për takime me inteligjencën ukrainase dhe presidentin Volodymyr Zelenskiy, raportoi Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë.