Vendosni fjalën kyçe....

Pranga dy personave në Sarandë, procedohen edhe dy gra që përdornin të mitur për të lypur


Një 28-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, i riu me iniciale A.G. ka përplasur disa mjete të parkuara teksa ishte në timon i dehur.

Në pranga ka rënë edhe 61=-vjeçari me iniciale Sh.C. pasi është përpjekur të vjedhë banesën e një qytetareje.

Në gjendje të lirë janë proceduar 39-vjeçarja A.A. e 33-vjeçarja E.L. pasi janë kapur duke shfrytëzuar fëmijë të mitur për të lypur.

Njoftimi

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Sh. C., 61 vjeç, banues në Kot, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetaseje, në Karahaxh, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Audi” që rezulton i vjedhur në Belgjikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”