Shirat e dendur të rënë gjatë natës në rrethin e Krujës kanë shkaktuar përmbytjen e qindra hektarë tokë të mbjelle me jonxhë, misër, grurë etj. Në disa banesa private është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë ujin nga banesat.
Konkretisht në të gjithë fshatrat e ultësirës së Krujës ka përmbytje kjo si pasojë e mosfunksionimit tw kanaleve kulluese.
Situata me problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha dhe një fermer i zonës e konsideron veten të falimentuar pasi i gjithë prodhimi i grurit prej mbi 60 ton si dhe makineritë e mjetet bujqësore janë nën ujë.
Sipas fermerit Xhovalin Doda , por edhe sipas banorëve të këtij fshati, shkak janë punimet e rrugës Thumanë-Kashar, që sipas tyre nuk ka marrë parasysh ujin, por ka vendosur tuba të ngushtë duke bllokuar dhe ngushtuar kështu rrjedhën e ujit, thonë ata për Report TV.
Probleme janë paraqitur dhe në Krujë ku asfalti i rrugës nacionale Krujë-Fushë Krujë është dëmtuar nga uji në disa pika.