Vendosni fjalën kyçe....

Shkëputja nga Kina s’është veprim i mençur – Shefi i CIA-s


Ndërprerja e lidhjeve me Kinën nuk do ishte e mençur për SHBA-në duke pasur parasysh ndërvarësinë e thellë ekonomike midis dy vendeve, paralajmëroi drejtori i CIA-s, William Burns, në një leksion në Fondacionin Ditchley të Britanisë në Oxfordshire të shtunën.

Sipas Burns, Kina është i vetmi vend në botë ‘me synimin për të riformuar rendin ndërkombëtar dhe gjithnjë e më shumë fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë’.

Ai sugjeron se në vend që të shkëputet nga Pekini, Uashingtoni duhet të përqendrohet në larmishmërinë e zinxhirëve të tij të furnizimit:

“Në botën e sotme, asnjë vend nuk dëshiron ta gjejë veten në mëshirën e një ‘karteli për mineralet dhe teknologjitë e rëndësishmee…Përgjigja për këtë nuk është të shkëputet nga një ekonomi si ajo e Kinës, e cila do ishte marrëzi, por në mënyrë të arsyeshme të largohet nga rreziku duke diversifikuar zinxhirët e furnizimit elastik, duke mbrojtur përparësinë tonë teknologjiek dhe duke investuar në kapacitetet industriale.”