Tesla ka ulur çmimet në të gjithë linjën e saj për pjesën më të madhe të këtij viti, duke u përpjekur të rrisë shitjet dhe të parandalojë një grumbullim të makinave të pashitura.
Dërgesat e tremujorit të dytë të kompanisë, që priten të dielën, do të tregojnë se sa mirë po funksionojnë uljet për të tërhequr klientët.
Analistët e anketuar nga FactSet presin që Tesla të ketë dorëzuar rreth 445,000 automjete globalisht në periudhën prill-qershor, një rritje afërsisht 75% krahasuar me një vit më pare.
Tesla ka synuar një rritje vjetore prej 50% mesatarisht, megjithëse ka vendosur një objektiv më modest për këtë vit. Kompania e makinave ka shtuar prodhimin në një kohë kur kërkesa themelore për automjetet e saj po tregon disa shenja rënieje pas viteve të rritjes së shitjeve.
Dërgesat në tremujorin e parë u rritën me 36% nga një vit më parë, të ngritura pjesërisht nga një seri ulje çmimesh që gjithashtu ulën fitimet.