Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Opozita të ulet në tryezë për Lustracionin e Avokatin e Popullit, i kemi votat


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se shumica ka dakordësi me opozitën e ka mbi 84 vota për ligjin për politikanët që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në deklaratën jashtë Kuvendit, ai theksoi se miratimi i ligjit në fjalë do nxjerrë jashtë sistemit të gjithë kategorinë e lartpërmendur duke cekur si shembull ish-presidentin Meta.

“Pyetja që shtrohet është, a është dakord opinioni publik shqiptar që persona që kanë qenë pjesë e organeve represive të diktaturës të vazhdojnë si zvarranikë të riciklohen, madje dhe të arrijnë në postet më të larta. Në rast se ish-presidenti vërtetohet se ka qenë ish-sigurims, Kuvendi ka marrë kaq shumë kohë sepse se nuk donin ta bënim pjesë të debateve të procesit të zgjedhjeve për ta lënë fokusin aty. Brenda kuvendit ka mazhorancë përtej 84 vota për të kaluar një paketë të tillë. Ka një konsensus, 94 vota për të bërë çfarë duhet që këta persona që kanë spiunë, këta persona publiku t’i njohë. Në Kuvend, në këshilla, bashki apo kryetar partie, nuk mund të jenë më. Është një masë e përkohshme, se kjo i takon komisionit të ligjeve, por ua kemi detyrim atyre që kanë vuajtur tmerret e sigurimit të shtetit.” – tha Balla.

Lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit Balla i bëri thirrje opozitës që të ulet në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar mbi 15 kandidatët që janë në garë për pozicionin.

“S’kemi pasur dakordësi. Ne nuk mund të noterizonim çdo kandidaturë nga PD. Unë besoj që 1 prej 15 kandidaturave mund të kalojë në Kuvend. Thirrja ime ka qenë që të ulemi dhe të diskutojmë. Me këtë të shkretë opozitë që kemi ne, komunikim mbahet në publik se ju merreni me takimet me ashensorë. Unë dua ta zgjedhim në korrik Avokatin e Popullit, opozita të kuptojë që është në seriozitetin e Kuvendit që të mundësojë zgjedhjen e Avokatit të Popullit. I takon propozimi opozitës, këta kur s’marrin përgjegjësi. Opozita nuk duhet të shkojë përtej numrave që ka. Mënyra më e mirë, ulemi t’i marrim kandidaturat.” – shtoi Balla.