Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon Manjën: Thoni rroftë drejtësia se po ju mbyll dosjet


Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha  ka hedhur akuza në drejtim të drejtësisë si dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

Duke u fokusuar sërish në çështjen e incerenatorëve, Berisha u shpreh se Veliaj po tradhton qytetarët e Tiranë duke shpërdoruar paratë për djegësin që nuk ekziston.

Sipas Berishës drejtësia për të cilën mazhoranca është krenare është sepse ajo drejtësi po u mbyll dosjet.

‘Ulusi krimi elektoral  yti do të ndjekë gjithë jetën. Ty se 100 herë më mirër të ishte Ymer Lala në atë vend sesa ti. Se ai është sinqertë e ti je hipokrit. Kjo nuk është dita e drejtësisë, është dita e turpit. Merret dhe arrestohet Gjushi po Erion Velija a nuk është shumëfish i Gjushit. Njeri që po tradhton qytetarët e Tiranë. 18 euro më shumë për djegësin që nuk ekziston në tokë që thoshte skrapin e kam në dorë dhe do t’ja vërsul Dukës. Tani me cilën drejtësi vini ju në parlament. Jeni përgjegjës me veprat që keni kryer. Prandaj thoni rroftë drejtësia se për ju dosjet mbyllen.’- tha Berisha.