Në ceremoninë për pritjen e Bill Klintonit, pjesëmarrja nga bota e politikës ishte masive duke filluar nga deputetë, ministra, ish-deputetë si dhe politikanë dhe ish-politikanë.
Ajo që u vu re ishte mungesa e Presidentit Bajram Begaj por edhe dy opozitarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Ndërsa nuk mungoi Lulzim Basha dhe disa nga deputetët e tij besnikë.
Në karriget para kryeministrisë në vizitën e Klintonit mori pjesë edhe Aleksandër Soros.
Nuk munguan as pjesëtarë të medias si dhe kleri dhe kryebashkiakë të ndryshëm.