Vendosni fjalën kyçe....

Felaj i kthehet Berishës: Vjen nga kultura komuniste, titujt famijarëve të mi ua dha shkolla, ti e familja jote jeni non grata


Nënkryetarja socialiste e Kuvendit Ermonela Felaj i është përgjigjur Berishës në Kuvend pasi ai e akuzoi se e ka kthyer Prokurorinë e Tiranës në strofull për familjarët e saj.

Ajo iu kthye kreut të Rithelimit duke thënë se ishte krenare për familjarët e saj duke e quajtur Berishën si person me kulturë komuniste të të menduarit e vepruarit.

Po kështu deputetja socialiste i tha Berishës se duhet të ishte larguar ai dhe familjarët e tij të cilët janë shpallur non grata nga SHBA-ja.

E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. Ta dish ti dhe të gjithë të tjerët, ato tituj nuk na i ka dhënë politika por arsimi. Se magjistrat nuk të bën politika por shkolla, nuk jemi plepista. Nuk jemi nga listat e Sali Berishës kur ishte president. Ulu! Ato çështjet nuk i trajtoni ju. Mos sillni familjarët në sallë. Është e shpifur kultura juaj komuniste. Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata  për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj.” – tha Felaj.