Vendosni fjalën kyçe....

Klinton: Shqiptarët duhet të ndalin marrëzinë në veri të Kosovës, asnjë çështje e madhe nuk avancon në tension


Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton në fjalimin e tij përshëndetës gjatë vizitës në Tiranë, foli edhe për situatën në veri të Kosovës ku tha se situata duhet të çtensionohet.

Sipas tij shqiptarët në shumicë duhet të përfitojnë nga momenti dhe ta ndalin marrëzi që po ndodh.

Clinton theksoi se asnjë çështje e madhe nuk mund të avancohet duke pasur tension.

Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte, nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër… mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.

Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet të votojnë”-deklaroi Clinton.