Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko në një intervistë për emisionin “Open” deklaroi se nuk e ka pritur mirë formimin e Ballkanit të Hapur.
Ai tha se e vetmja gjë që e mbajti të mos dilte kundër ishte mundësia që Kosova kishte të negocionte gjëra që në tavolinën bilaterale nën ombrellën e Brukselit mund ta shmangte.
Ndërsa, Vuçiçin, ish-kryeministri e quajti njeriun më negativ që mund të drejtonte Serbinë.
“Se kam pritur aspak mirë, isha i përgatitur për reagimin e Kosovës. E vetmja gjë që më mbajti të mos dilja kundër, sepse mund të dilja sepse s’kam frikë, mendoja se në tavolinë e Ballkanit të Hapur, Kosova mund të negocionte gjëra të cilat do të shmangte tavolinën bilaterale nën ombrellën e Brukselit.
Nuk mendoj që Rama e pa këtë nismë për vota! Sensi i Ballkanit të hapur është ekonomik dhe jo politik . Nuk besoj se do më shihni ndonjëherë duke duartrokitur marrëveshjet shqiptaro-serbe
Mendoj se Vuçiç është nga njerëzit më negativ që mund t’i binte për pjesë Serbisë në këtë kohë. Rama nuk është përgjegjës që Serbia zgjodhën Vuçiçin si President. Ramën besojeni kur thotë për Hashim Thaçin, nuk mund të kesh vëlla në të njëjtën kohë dhe Thaçin dhe Vuçiçin. Mos u merrni me të than për arsye politike dhe diplomatike dhe për gjëra që dhe publiku në Kosovë ka ndjeshmërinë që janë të sinqerta. Kur teshti Kosova, sëmuret Shqipëria, dhe anasjelltas”, u shpreh ai.