Vendosni fjalën kyçe....

Majlinda Bregu: Nga tetori roaming 30% më lirë në BE


Majlinda Bregu bie dakord se arritja më e madhe e mandatit të saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal është biseda pa tarifa shtesë e qytetarëve në dhe nga çdo vend i Ballkanit Perëndimor.

Ajo dhe stafi i RCC kanë ndërmjetësuar në biseda jo të lehta mes bizneseve private dhe institucioneve të BE, që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të paguajnë më pak në roaming kur ndodhen më zonën e Bashkimit Evropian.

Në intervistën për emisionin “Pa Censurë”,  Bregu foli edhe konkretisht sesa do të ulen tarifat.

Nëse ndonjë ditë, kur të kem kohë të lirë, do të shkruaj për këtë pjesën e luftrave edhe duke qenë në RCC. Besoj se ky është ushtrimi më i vështirë për të kuptuar sesi kombinohen interesat e biznesit privat me prioritetin politik dhe vendimmarrjen politike të liderëve të rajonit, por edhe të BE dhe si mund të gjendet një e mesme e përbashkët, e kënaqshme për të gjitha palët. Ne nisim në tetor me 30% ulje për internetin.

Jam e bindur që do të jetë një proces, i cili do të sjellë reduktime më të mëdha se 30% duke arritur në 2027-2028 tarifën zero “Fol si n’shpi””- tha Majlinda Bregu.