Vendosni fjalën kyçe....

Manja: Falë rezultateve të Reformës në Drejtësi, Shqipëria ka marrë dritën jeshile për negociatat


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha në Kuvendi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate konkrete, ku falë saj Shqipëria ka marrë edhe dritën jeshile për negociatat.

Manja vijoi se Prokurori i Përgjithshëm dhe i SPAK duhet të ndërmarrin hapa konkrete për garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Koha kërkon rezultate konkrete, standarde të larta të garantimit të të drejtave kushtetuese dhe lirive themelore dhe institucional të organeve të reja. Sot falë rezultateve të reformës, Shqipëria ka marrë dritën jeshile për negociatat. Ndaj dua të ndalem për të falënderuar institucionet. Vakancat në gjykatë dhe në prokurori do të plotësohen. Presim që nga sistemi të vijnë sinjale pozitive. Ka ardhur koha për të ndryshuar thelbësisht mentalitetin e ri. Prokurori i Përgjithshëm dhe i SPAK duhet të ndërmarrin hapa konkrete për garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.”, tha Manja.