Ardhja e ish-Presidentit të SHBA Bill Klinton në Tiranë do kulmojë edhe me një cermoni publike përballë kryeministrisë.
Qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm janë mbledhur përballë selisë së Këshillit të Ministrave për të qenë prezent në ceremoni ku Klinton do mbajë dhe një fjalim.
Shërbimet qeveritare kanë organizuar edhe ngjarjen duke shpërndarë flamuj amerikanë dhe shqiptare ndërsa dhjetëra të tjerë presin jashtë rrethimit të sigurisë.
Kryeministri Rama do i akordojë edhe “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet publke”.