Vendosni fjalën kyçe....

Medvedev thotë se apokalipsi bërthamor është ‘mjaft i mundshëm’


Ish-presidenti i Rusisë herët të hënën pretendoi se skenari i një apokalipsi bërthamor është “mjaft i mundshëm”.

“Unë do të vërej një gjë që politikanët e të gjitha shtresave nuk u pëlqen ta pranojnë: një apokalips bërthamor nuk është vetëm i mundur, por edhe mjaft i mundshëm,” tha Dmitry Medvedev në një deklaratë në Telegram.

Medvedev argumentoi se ka të paktën dy arsye për të ndodhur një skenar i tillë, duke përmendur konfrontimin e vazhdueshëm midis Rusisë dhe Perëndimit si shkakun e parë, raporton AA.

Bota është në një konfrontim shumë më të keq sesa gjatë krizës së Karaibeve, sepse kundërshtarët tanë kanë vendosur të mposhtin me të vërtetë fuqinë më të madhe bërthamore – Rusinë”, tha më tej Medvedev.

Arsyeja e dytë, tha ai, është mungesa e një tabuje në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore, të cilat ai tha se tashmë janë përdorur më parë.