Vendosni fjalën kyçe....

Prodhuesi i madh afrikan i diamanteve njofton marrëveshjen e re me kompaninë private


Botsvana ka arritur një marrëveshje të re dhjetëvjeçare për shitjen e diamanteve të papërpunuara me De Beers, njoftuan qeveria e vendit dhe kompania në një komunikatë të përbashkët të premten. Industria e diamanteve të Botsvanës kontrollohet plotësisht nga një sipërmarrje e përbashkët midis qeverisë dhe De Beers të quajtur Debswana.

Sipas njoftimit, palët ranë dakord të zgjasin marrëveshjen e shitjes për diamantët e papërpunuar të Debsëana deri në vitin 2033 dhe të zgjasin licencat e minierave të Debswana deri në 2054.

“Marrëveshja e kyer! Marrëveshjet e reja transformuese midis qeverisë së Botsvanës dhe De Beers pasqyrojnë aspiratat e popullit të Botsvanës”, shkroi presidenti i Botsvanës Mokgëeetsi Masisi në një postim në Tëitter duke njoftuar marrëveshjen.

Edhe pse palët zotërojnë aksione të barabarta në sipërmarrje, sipas marrëveshjes së mëparshme, 75% e diamanteve të Debswana shkuan për De Beers, ndërsa vetëm një e katërta shkoi tek tregtari shtetëror i Botsvanës ‘Okavango Diamond Company’ (ODC). Qeveria e Masisit është përpjekur të negociojë një marrëveshje të re me De Beers për pesë vjet, duke nxitur për një pjesë më të madhe të prodhimit dhe duke kërcënuar të shkurtojë të drejtat e minierave të kompanisë në vend, të cilat do skadonin në 2029.

Përpjekjet e Masisit kanë rezultuar të suksesshme, pasi marrëveshja e re i jep vendit një pjesë më të madhe të gurëve të çmuar nga sipërmarrja e përbashkët. ODC do marrë 30% të prodhimit të Debsëanas që nga fillimi i kontratës së re dhe pjesa e saj do rritet gradualisht deri në 50% gjatë dekadës së ardhshme.

Palët njoftuan gjithashtu krijimin e një ‘Fondi Diamanti për Zhvillim’, në të cilin De Beers do kontribuojë me 75 milionë dollarë në fillim dhe deri në 750 milionë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Sipas kompanisë, fondi do investojë në ‘vlerë shtesë për ekonominë e Botsvanës në mënyrë që të ‘përshpejtojë diversifikimin ekonomik të vendit’ nga diamantet.

Botsvana ishte prodhuesi i dytë më i madh i diamanteve në Afrikë në vitin 2022, dhe i treti më i madhi në mbarë botën pas Rusisë dhe Republikës Demokratike të Kongos. Ekonomia e vendit është shumë e varur nga diamantet, nga të cilat merr rreth 30% të të ardhurave të saj.