Vendosni fjalën kyçe....

Rama superlativa për Bill Clintonin: Përcaktoi të ardhmen e Ballkanit, pikë referimi për shqiptarët


Para presidentit Bill Clinton, i cili është sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikane në politikë.

Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij.

‘Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Jo vetëm ja kam parë, riparë e ri dëgjuar ato që ka thënë por edhe studiuar sesi i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin duke i nënvizuar hapjet, e mbi të gjitha duke ia admiruar atë që as nuk mësohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. 

Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin e Evropës”- tha Rama.

Kryeministri tha më tej se Bill Clinton ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.

“Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Evropës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes”, tha Rama.

Rama u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet nëse Klinton nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

‘Vendlindja Clinton quhet ‘Hope’ shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën ai ua dha shqiponjave të tij të përzënë nga shtëpia në Kosovë. Na mësoi me forcën e oratorisë së tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka regjime dhe qeveri të këqij por nuk ka popuj të këqij. Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik mund të kishte qenë shumë e më e zymtë. Jo vetëm për Kosovën por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin.

Mund të thuhet se refugjatët shqiptar mund të mos ishin kthyer më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund ti kishte grabitur kush e di sa kohë akoma të ardhmen Ballkanit. Kontributi për Shqiponjën tonë matanë Bjeshkëve është kontribut i çmuar. Në mbështetje të Shqipërisë Clinton mbështeti Shqipërinë jo thjesht me programe ndihme por i hapi rrugë marrëdhënieve strategjike.’- tha Rama.

Rama tha se Cilnton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. Rama tha se populli shqiptar është populli më amerikan.

“Clinton ishte pikë referimi dhe frymëzimi për ne shqiptarët që na ushqejnë pa pushim shpresën dhe ta bëjmë atë shtëpinë tonë. Ne në Shqipëri nuk mëremi vesh lehtë me njëri tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Është e sigurt që ne mund të mos biem dakord për këtë që thash, por nuk besoj se ndonjë vend tjetër të botës, ju do gjeni dot një komb më të madh se sa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë, e them këtë jo vetëm me bindje subjektive, por edhe provë objektive, se Arkanas u kthye dhe me ikjen tënde një shtet i kuq, ndërkohë që Shqipëria jam i lumturuar t’ia them është besnik e frymës së metodës Clinton. Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë edhe krahasuar me Texas. Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit. Tani para se unë të tërhiqem si çiraku që i hap rrugën mjeshtrit, dua t’ia kaloj mikrofonin disa prej këtyre djemve që shihni të ulur nëpër shkallë”, tha Rama.