Vendosni fjalën kyçe....

KQZ cakton 23 korrikun për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën për përsëritjen e votimit në Bashkinë Rrogozhinë.

KQZ caktoi 23 korrikun ku edhe një herë kandidatët dhe partitë që i mbështesin do përballen për Bashkinë e Rrogozhinës.

Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

KQZ ka dhënë edhe miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit, vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vulës rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, të KZAZ-së nr. 43, Bashkia Rrogozhinë, që do të përdoren në datën 23 korrik 2023, për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie.

Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’.