Vendosni fjalën kyçe....

Prigozhin rishfaqet me një mesazh të ri dy javë pas rebelimit të dështuar – Politico


Komandanti rus i Wagner, Yevgeny Prigozhin dha shenjën e parë të hënën, teksa lëshoi ​​një mesazh zanor duke shprehur falënderimet e tij për mbështetësit e kryengritjes së tij të dështuar së fundmi, shkruan Politico.

“Dua që ju të kuptoni se ‘Marshi ynë i Drejtësisë’ kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë,” tha Prigozhin, në një mesazh zanor prej 41 sekondash të postuar në Telegram.

“Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do shihni fitoret tona të radhës në front. Faleminderit djema!”

Prigozhin, 62 vjeç, u shndërrua nga heroi popullor në armikun publik numër një në Rusi pasi udhëhoqi një kryengritje të armatosur 36-orëshe muajin e kaluar, duke pushtuar qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe duke dërguar njerëzit e tij në 200 km larg kryeqytetit Moskë.

Rebelimi u mbyll pasi presidenti ru Putin dënoi rebelimin si një ‘thikë pas shpine’ ndërsa vetë Prigozhin shpëtoi nga ndjekja penale në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, sipas së cilës Prigozhin dhe njerëzit e tij do shkonin në mërgim.

Lukashenko konfirmoi se Prigozhin mbërriti në Bjellorusi të martën e kaluar. Vendndodhja e komandantit mbetet e paqartë dhe ndërkohë atij i janë hequr asetet e medias ruse. Mesazhi më i fundit zanor i Prigozhin u postua nga Gray Zone, një kanal në Telegram.